Me motivacionin: "Për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në luftë për liri (1998-1999), si epror i Komandës së Zonës Operative të Dukagjinit dhe komandant i Brigadës 135 "Agim Zeneli" të UÇK-së, si dhe heroizimin e treguar në organizimin e vijave të para të frontit, duke u bërë mburojë e popullsisë civile".
Më këtë rast Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , tha se Komuna e Deçani ka nderuar dhe vazhdon të nderoi të gjithë Dëshmorët andaj vet prezenca e familjes Morin, këtu ne si komuna na bën të ndihemi mirë duke i falënderuar edhe asamblistët të cilët në mënyrë unanime pa dallime partiake kanë qen pro vendimit që komuna e Deçanit të shpallë qytetar nderi postmortum Gjeneral majorit LULZIM MORINA.
Pas pranimit të titulli nëna e Dëshmorit Habibe Morina , duke falënderuar kryetarin e Komunës z.Rasim Selmanaj , komunën e Deçanit, për vendimin mar për djalin e sajë tha se ndihet krenare që sot është ne Deçan, ku djali i sajë bashkë më djemtë e Dukagjinit,dhe gjithë Kosovës, ishte kudo në vijat e frontit ,jam e lumtur që sot këtu shoh edhe bashkëluftëtar të Lulit, ne këtë ceremoni të përbashkët , ishit ju dhe ata që ranë Dëshmorë që i sollët Lirin këtij vendi andaj qofshi të nderuar gjithmonë ju që na nderoni në si familje dhe djalin tim Dëshmorë tha nder të tjera nën Habibja.
Edhe ata që patën fatin të jen krahë më Lulin si Dr.Ali Berisha , Ibrahim Selmanaj , Agron Kryeziu , Fitnete Ramosaj ,etj të cilët duke falënderuar komunën e Deçanit, për nderin që i bën familjes Morin, dhe, Gjeneral majorit LULZIM MORINA më çmimin qytetar nderi than se ndihemi krenar që kishim një bashkëluftëtar si Lulin. Në emër të familjes Morina , për një nder të veçantë që i bën kësaj familje të pranishmit i ka falënderuar edhe Imer Vitia. Ndryshe Lulzim Morina apo siç e quanin në luftë Komandant Komandant LULI, gjatë vitit 1998, ishte anëtar i Shtabit Operativ të Rrafshit të Dukagjinit, më pas edhe zëvendëskomandant i Brigadës 132 “Myrtë Zeneli” dhe komandant i Brigadës 135 “Agim Zeneli” të UÇK-së, duke luftuar me devotshmëri në shumë beteja të përgjakshme, përkrah viganëve të kombit tani dëshmorë, si: Shkëlzen Haradinaj, Xhelal Hajda, Naser Brahimaj, Mujë Krasniqi, Bedri Shala, Bekim Berisha, Agim Zeneli, Fadil Nimani, Avdi Mujaj e shumë të tjerë,…Lulzim (Gani) Morina, i njohur gjatë luftës si Komandant “Luli”), padyshim se është njëri ndër luftëtarët dhe komandantët më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili trimërinë . Që nga fillimi i luftës frontale në Kosovë në mars të vitit 1998 deri në përfundim të saj luftoi me heroizëm të rrallë në rajonin e Dukagjinit. Ishte në ballë të betejave të përgjakshme për jetë a vdekje, disa herë u plagos, qindra herë u ndesh me vdekjen por çdo herë ngadhënjeu mbi të dhe me devotshmëri u bëri ballë shumë sprovave të rrezikshme. Lulzim Morina Fatkeqësisht, në një aksident komunikacioni humbi jetën tragjikisht më 18 dhjetor 2000, në Osek Hilë, në magjistralen Gjakovë-Deçan. Varrimi i tij u bë më 20 dhjetor, me nderime të larta ushtarake, në praninë e mijëra qytetarëve në vendlindjen e tij, në Martiras të Lypjanit