Me organizim të Syri i Vizionit , dhe implementuarë nga ATRC/USAID, në bashkëpunim më komunën e Deçanit, sot është organizuar takimin publik në të cilin është diskutuar për çështjet e pronës, trashëgimisë dhe rregullimit të dokumentacionit të duhur lidhur me pronën. Të pranishëm në këtë takim ishin zyrtar komunal ,përfaqësues të gjykatës komunale në Deçan, përfaqësues të OSBE-së,përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetar të shumtë . Ky takim i mbajtur sot ka për qellim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe institucioneve mbi rëndësinë e zgjidhjes së çështjeve të pronës , përfaqësues të OJQ-së, Syri i Vizionit ,poashtu dhe zyrtar kompetent të këtij takimi kanë bashkëbiseduar më qytetarët lidhur më problemet që i shqetësojnë vet ata për bartjen e pasurisë së tyre dhe rregullimin e dokumentacionit lidhur më pronën.