Vendimi i kryetarit të Komunës, Rasim Selmanaj, për ndërtimin e kompleksit memorial “Masakra e Belegut” ku në gurë mermeri do të skalitën fotografitë dhe emrat e të gjithë të vrarëve dhe të pagjeturve, pos mjeteve të ndara nga buxheti komunal në shumë pre 25 mijë eurosh, ka marrë mbështetjen materiale edhe të mërgimtarëve tanë, të cilët punojnë dhe jetojnë përkohësisht në botën e jashtme. Zaten, kjo po ndodhë sidomos pas fillimit të punimeve, të cilat nisën me 30 mars të këtij viti, të cilat pritën të përfundojnë para kësaj vjeshte.
Një vendim i tillë, sikur ka bërë jehonë për të zgjuar ndërgjegjen e të gjithë atyre që janë të gatshëm të ndihmojnë në shenjë respekti për të gjithë ata që u vranë dhe të tjerët ende të pagjetur, por edhe për familjarët e tyre që tash 12 vjet jeton nën ankth për më të dashurit e tyre. “Ndërtimi i këtij memoriali është shumë i qëlluar, ngase pos përkujtimit të atyre që dredhën gjakun, është një dëshmi e qartë që reflekton fuqishëm për gjenocidin serb ndaj cilëve shqiptar”, ka thënë shqiptaro-amerikani Rrustem Geci, në takimin me kryetarin e komunës, Rasim Selmanaj dhe disa nga familjarët e të pagjeturve të kësaj masakre. Ai për këtë qëllim, siç tha sa për fillim aksionin do të ndihmojë me 2 mijë dollarë, duke u zotuar se aksioni do të zgjerohet edhe tek bashkëkombësit e tij në Amerikë. Një ndihmë të tillë, para Gecajt, në vlerë prej 2 mijë eurosh së bashku me mërgimtarët tjerë në Suedi, për ndërtimin e këtij memoriali e kishte sjell edhe Shpetim Alaj, ndërkohë nga mërgimtarët kudo që përkohësisht punojnë pritën edhe ndihma të tjera.
Duke iu falënderuar për këtë dhe ndihmat paraprake si dhe kontributin e madh të Gecajt, në çështjen kombëtare, kryetari Selmanaj, ka thënë se “ndërtimi i këtij memoriali është satisfaksion i vetëm, sepse as tash pas 12 vitesh, akoma nuk dihet për fatin edhe të 38 të pagjeturve”, ndërkohë sipas tij drejtësia ndërkombëtare deri me tani nuk ka ndëshkuar askënd nga të dyshuarit për krime. Kjo nuk ndodhë, ndonëse emrat e të dyshuarve për krime janë të njohur për hetuesit ndërkombëtar dhe disa qytetar të kësaj komune kanë dhënë dëshmitë e tyre në Gjykatën e Hagës, është ankuar Selmanaj, duke premtuar mbështetjen e familjarëve të pagjeturve të kësaj komune. Ndërkaq, Naim Hadërgjonaj, të cilët i mungojnë dy vëllezërit e tij, të cilët ishin zhdukur pa gjurmë në këtë masakër të llahtarshme në të cilën e vranë, masakruar dhe u depërtuan me dhunë civilet shqiptar, është ankuar në ngathtësinë e institucioneve relevante të vendit, të cilat sipas tij nuk po angazhohen maksimalisht për zbardhjen e fatit e të pagjeturve.