Pas fillimit të mësimit online për shkollat fillore të organizuar nga MASHT-i , Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, së bashku DKA-në në Deçan, janë angazhuar që mësimin online të organizohet edhe për shkollat e mesme të komunës sonë. Profesorët e SHMLP-së kanë bërë përgatitjet e nevojshme dhe kanë njoftuar nxënësit mbi menyrën se si do të zhvillohet ky mësim ku tashmë është duke vazhduar. Kryetari i Komunës së Deçanit,Bashkim Ramosaj, apelon tek nxënësit që të jenë aktiv në këtë proces, në menyrë që të mos mbeten mbrapa me mësime duke shpreh një falenderim të veçant për mësimdhënësit dhe gadishmërin e tyre që të zhvillojnë mësimin në distancë në këtë kohë të COVID-19.
Bashkë do t’ia dalim