Përkrahja e bizneseve e sidomos për gratë ndërmarrëse ka qenë gjithmonë një nga qëllimet kryesore të Komunës tonë. Andaj secila mundësi që na ofrohet si Komunë, po mundohemi ta realizojmë si projekt në të mirën e qytetarëve tonë e sidomos të grave të cilat angazhohen me punë dhe përkushtim qe të sigurojnë të ardhura për familjen dhe ngritjen e vetes si spërmarrëse.
Pra Komuna jonë fton të gjitha gratë, bizneset e të cilave kanë potencial për eksport që të përfitojnë nga programi i mentorshipit nga Organizata Germin, për një periudhë shtatë (7) mujore nga
profesionistët/et e diasporës.
Organizata Germin me përkrahje të “USAID Compete Activity” ka për qëllim të krijojë një lidhje mes grave që udhëheqin dhe menaxhojnë bizneset në Kosovë dhe bizneseve dhe profesionistëve të biznesit në diasporë. Profesionistët nga diaspora do të shërbejnë fillimisht si mentorë për bizneset e udhëhequra nga gratë në Kosovë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve dhe aftësive të tyre biznesore dhe më pastaj krijimine mundësive për eksport.
Germin do të përzgjedhë 10 profesionist/e nga Diaspora të cilët për një periudhë shtatë (7) mujore do të angazhohen si mentorë/e për 45 gra ndërmarrëse në Kosovë, me synimin që këto të fundit
të ngritin njohuritë nga përvoja e homologëve të tyre në diasporë si dhe të identifikojnë mangësitë eventuale që i kanë në bizneset e tyre. Sektorët e preferuar të bizneseve të grave ndërmarrëse nga
Kosova për t’u bërë pjesë e këtij programi janë Tekonlogjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK); Prodhimi apo përpunimi i Ushqimit; Përpunimi i Drurit.
Të gjitha gratë ndërmarrëse të cilat kanë interes të përfitojnë nga programi shtatë mujor i mentorshipit duhet të përmbushin kriteret në vijim:
• Të jenë të regjistruara në ATK
• Të posedojnë numër fiskal
• Të mos kenë borxhe në ATK
• Të jenë biznese me potencial për eksport
Aplikimi bëhet duke plotësuar pyetësorin në vegëzën e mëposhtme: