Në nderim dhe përkujtim të të vrarëve dhe të mbijetuarve të njërës prej masakrave më të mëdha në Kosovë, “Masakra e Belegut” të 29 dhe 30 marsit 1999, me 30 mars 2011, në ora 11.00 në praninë e autoriteteve komunale dhe të qytetarëve , do të fillojnë punimet në ndërtimin e Kompleksit Memorial,në Beleg, projekt ky i financuar nga buxheti i Komunës së Deçanit.
Në këtë rast ftojmë qytetarët të jenë pjesëmarrës të këtij manifestimi, i cili është edhe i vetmi satisfaksion për familjet që ende nën ankth presin zbardhjen e fatit te atyre që humbën pa gjurmë në këtë masakër. Fillimin e punimeve të këtij memoriali do ta bëjë Kryetari i Komunës së Deçani z. Rasim Selmanaj, i cili për herë të parë ka afruar trajtim të duhur, lidhur me këtë ngjarje të dhimbshme të bërë nga pushtuesi serb.