Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin të ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-040 dhe nenin 38 të Statuti të Komunës së Deçanit , bëjmë këtë :
N j o f t i m
Ju njoftojmë së të premten më (29 Tetor 2010) duke filluar nga ora 10:00 mbahet mbledhja e XI-të e rregullt e Kuvendit Komunal të Deçanit .
Për këtë mbledhje propozojmë këtë:
Rend pune:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar ,
2. Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për të drejtat ,detyrat dhe përgjithësitë e nxënësve të shkollave të Mesme në Komunën e Deçanit
3. Prezantimi i raportit të komisionit për vlerësimin e gjendjes në pyje
4. Njoftim mbi shfrytëzimin e kontratave të bizneseve në Pallatin e Kulturës ,,Jusuf Gërvalla’’në Deçan
5. Shqyrtimi dhe aprovimi i Statutit të Ndërmarrjes Publike ,,Pylltaria’’
6. Shqyrtimi i propozim –Vendimit për ndarjen e çmimit ,,Haki Povataj’’ për merita të veçanta në lëmin e arsimit në komunën e Deçanit.
7. Të ndryshme
Kryesuesi:
Jashar Dobraj