Kuvendi Komunal i Deçanit
01.Nr.III
Deçan,dt.19.03.2014
Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit , bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen III-të të rregullt të Kuvendit të Komunës së Deçanit, e cila do të mbahet me dt.28.03.2014, e premte në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i projekt-rregullores për punën e Komisionit për Emërtimin, Riemërtimin e Shesheve, Rrugëve, Rrugicave dhe Vendeve tjera Publike,
- Shqyrtimi i raportit analitik të shpenzimeve për vitin 2013,
- Shqyrtimi i Raportit të Komisionit dhe inicimi i procedurës për definimin e kufijve kadastral në mes të Komunës së Deçanit dhe Komunës së Junikut, duke u bazuar, në Marrëveshje të bashkëpunimit në mes të dy Komunave.
- Të ndryshme.
K r y e s u e s i:
Jashar Dobraj
______________