Njoftim për mediat e shkruara dhe elektronike Deçan 11 Dhjetor 2013
Të nderuar përfaqësues të medieve të shkruara dhe elektronike , ju njoftoi se ditën e enjte me 12 Dhjetor 2013, më fillim ne ora 12:00,në sallën e Asamblesë komunale në Deçan , mbahet akademi përkujtimore , me rastin e 66 vjetorit të rënies në Altarin e Kombit , të atdhetarit ,pjesëtarit të Ballit Kombëtar,Adem (Ramë )Mataj nga Baballoqi i Deçanit.
Në këtë Akademi fjalë rasti do të kenë Lideri i AAK-së z.Ramush Haradinaj , dhe i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj ..
Po ashtu do të shfaqet edhe dokumentari ,,Vula e Gjakut për Trojet Etnike’’e Adem (Ramë) Mataj .
Më këtë rast ftojmë përfaqësuesit e mediumit tuaj te shkruara dhe elektronikë që të jen prezent në ditën e enjte më fillim në ora 12:00, në Sallën e Asamblesë Komunale në Deçan.
Zyra për informim KK-Deçan
Kontakt: 044327245 /049844900 /0390361100
Facebook:Rasim Selmanaj
https://decan.rks-gov.net/