Kuvendi Komunal i Deçanit
01.Nr.VIII
Deçan,dt.17.09.2013
Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e VIII-të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, që do të mbahet me dt,24.09.2013/e martë/, në ora 09:00, në sallën e konferencave në katin e tretë të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i Raportit 6(gjashtë) mujor të shpenzimeve,
- Shqyrtimi i projekt-buxhetit për vitin 2014,
- Shqyrtimi i rregullores së tatimit në pronë për vitin 2014,
- Shqyrtimi i kërkesës për shëndrrimin e pronës bujqësore në pronë ndërtimore (kërkesë e drejtuar nga pronari Bekë Lokaj),
- Të ndryshme.
Kryesuesi i KPF-së:
Jashar Dobraj
_________________