Njoftim për mediat e shkruara dhe elektronike Deçan 06 Shtator 2013
Të nderuar përfaqësues të medieve të shkruara dhe elektronike, ju njoftoi se ditën e shtunë më 07 Shtatorë 2013, më fillim në ora 12:00, në Sallën e Asamblesë Komunale në Deçan ,
nën përkujdesjen e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, përkrahur nga Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, mbahet Akademi Solemne me rastin e 23 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës-Kushtetutës së Kaçanikut.
Në këtë aktivitet do të flasin :
- Rasim Selmanaj – Kryetar i Komunës së Deçanit.
- Selim Lokaj– Kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.
- Besim Ilazi – Kryetar i Komunës së Kaçanikut.
- Iliaz Ranajli – Kryetar i Kuvendit të Kosovës me 7 shtator 1990, tema : “Kushtetuta e Kaçanikut akt i pavarësisë së Kosovës”, dhe
- Muharrem Shabani – Delegat i Kuvendit të Kosovës me 2 korrik dhe 7 shtator 1990, tema : “Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut kthese e historisë së Kosovës”.
Më këtë rast ftojmë përfaqësuesit e mediumit tuaj të shkruar dhe elektronik që të jen prezent ne fillimin e punimeve të këtij objekti të mërkurën më 7 Shtator 2013 , më fillim në ora 12:00
Zyra për informim KK-Deçan
Kontakt: 044327245 /049844900 /0390361100
Facebook:Rasim Selmanaj
https://decan.rks-gov.net/