Njoftim për mediat e shkruara dhe elektronike Deçan 03 Shtator 2013
Të nderuar përfaqësues të medieve të shkruara dhe elektronike , ju njoftojmë se ditën e Mërkur më fillim në ora 10:00, nisin punimet për dertimin e objektit të Zjarrfikësve të Komunës së Deçanit ,objekt ky i cili zgjidh një herë e përgjithmonë problemin e vendosjes së këtij shërbimi ne një objekt të ri.
Të pranishëm në fillimin e punimeve të këtij objekti do të jen i pari i komunës z.Rasim Selmanaj, më stafin e tij , i tërë stafi i shërbimit të zjarrfikësve dhe qytetarë.
Punimet do të nisin te ish pronat e kooperativës pronë komunale në afërsi të tregut të qytetit.
Për ndërtimin e këtij objekti mjetet janë nda nga komuna e Deçanit, dhe kapin shumën mbi 150 mijë euro.
Më këtë rast ftojmë përfaqësuesit e mediumit tuaj të shkruar dhe elektronik që të jen prezent ne fillimin e punimeve të këtij objekti të mërkurën më 4 Shtator 2013 , më fillim në ora 10:00