Nën përkujdesjën e Lidhjes së Historianëve të Kosovës "Ali Hadri"-Dega në Deçan, përkrahur edhe nga Kryetari i Komunës së Deçanit, kemi nderin dhe knaqësin e veçantë që me 4 gusht 2013, ditë e diele, me rastin e organizimit të Mega Koncertit "BASHKATDHËTAR MIRË SE ERDHËT", fillimisht nga ora 17:00, në sallën solemne të Kuvendit të Komunës së Deçanit, të Ju ftojmë në aktivitetin kulturoro-historik :
Kujtesë Historike "RAPSODËT DEÇANAS-ZERI I LIRISË SË KOSOVËS", ku këtë vit, ky eveniment i kushtohët rapsodëve LAN DOBRA, SHAQË (Avdi) FERIZAJ, FATMIR NIMANAJ DHE LUAN NIMANAJ, të rënë heroikisht gjatë Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë eveniment do të flasin përfaqësues të lartë të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, si dhe të pushtetit lokal, historian nga Instituti i Historisë së Kosovës e Lidhja e Historianëve të Kosovës "Ali Hadri"-Dega në Deçan.
Në fund të aktivitetit, të pranishmit do ti argëtoj këngetari i mirënjohur RIFAT BERISHA.
Ardhja e juaj, ndëron jetën dhe veprën e rapsodëve deçanas.
Ju mirëpresim.
Me respekt,
Kryesia e LHK "Ali Hadri"-Dega në Deçan