Njoftim për mediat e shkruara dhe elektronike Deçan 18 Korrik 2013
Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike , ju njoftoi se ditën e premte më fillim në ora 12:00, në fshatin Lebushë të komunës se Deçanit , nisin punimet për shtrimin e dy rrugëve të këtij fshati më kubëza konkretisht rrugës së (Hasanaj, Hysenaj dhe Musaj në gjatësi prej 370 metër ) dhe rrugës se Kamerajve po ashtu në gjatësi prej 370 metër .
Këto dy rrugë që do të nisin punimet për rregullimin e tyre , ditën e premte më dt 19 Korrik 2013, janë bashkëfinancim mes banorëve të këtij fshati dhe komunës se Deçanit, ku vlera në përgjithësi kapë shifrën mbi 44 mije euro.
Më këtë rast ftojmë përfaqësuesit e mediumit tuaj të shkruar dhe elektronikë që të jen prezent në shënimin e kësaj ngjarje ditën e premte më 19 Korrik 2013, më fillim në ora 12:00 në fshatin Lebushë.
Zyra për informim KK-Deçan
Kontakt: 044327245 /049844900 /0390361100
Facebook:Rasim Selmanaj