Kuvendi Komunal i Deçanit dt 24 Maj 2013
Të nderuar përfaqësues të medieve të shkruara dhe elektronike ju njoftoi se ditën e diele më 26 Maj 2013, më fillim në ora 10:00 në Raushiq të Pejës, respektivisht në lokacionin e tregut “Fetahaj” afër hipermarketit “Liridoni”, do të mbahet panairi i katËrt BLEGTORAL i regjionit të PEjËs.
Panairi organizohet nga Komuna e Deçanit dhe Grupet e fermerëve të regjionit të Pejës, në mbështetje të projektit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi “Ndihmë në zhvillimin e fermerëve blegtor në viset rurale të Kosovës dhe Malit të Zi”
Panairi do të ketë karakter garues dhe ekspozues.
Kategoria garuese e bagëtisë përfshin;
1. Lopët qumështore, mështjerrat dhe demat e racave; Simental, Braun Sëiss, Holstein, dhe Busha.
2. Delet, rrunzat dhe deshët e racave; Bardhoka, Syka, dhe Balusha
3. Dhit dhe cjapët e të gjitha racave
Kategoria garuese e djathërave përfshin;
1. Djathin e fortë të dhenve
2. Djathin e butë të dhenve
3. Djathin e fortë të lopëve
4. Djathin e butë të lopëve
Kategoria ekspozuese përfshin:
1. Makinat bujqësore – blegtorale
2. Pajisjet e fermës
3. Imputet bujqësore (fara, plehu, pesticidet)
4. Medikamentet veterinere
5. Produktet ushqimore (mjalti, djathërat e kategorive tjerë industriale dhe individuale dhe produktet tjera nga qumështi, produktet e mishit, etj.)
Më këtë raste ftojmë përfaqësuesit e mediumit tuaj të shkruara dhe elektronikë që të jen prezent në përcjelljen e këtij aktiviteti të dielë më 26 Maj 2013 më fillim në ora 10:00
Zyra për informim KK-Deçan