Deçan 23 Maj 2013
Njoftim për mediat e shkruara dhe elektronike
Të nderuar përfaqësues të mëdiave të shkruara dhe elektronike , ju njoftoi se
se ditën e ënjtën më 24 Maj 2013 , më fillim në ora 11:00, behën homazhe dhe vendosën kurora më lule në kompleksin memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan,në nderim dhe kujtim të 14- vjetorit të rënies në altarin e Lirisë ,te 16 Dëshmorëve të Kombit të Bataljonit Gardist ,,Shkelzen Haradinaj’’ të Zonës Operative të Dukagjinit : Arton Mehmetaj, Përparim Ferizi , Sali Ferizi , Nuredin Gërvalla , Valiant Ferizi , Përparim Shala, Nimon Musaj , Naim Berisha , Islam Krasiniqi,, Fehmi Demiçi, Hajrush Demaj , Metë Krasniqi, Nazmi Gradina, Liman Morina, Hysen Mehemti , Xhavit Islami.
Homazhet mbahen sipas kësaj agjende :
Ora 11:00 në Kompleksin Memorial të varrezave në Gllogjan
Ora 11:30 Homazhet në fshatin Kodrali
Për nderim të këtyre dëshmorëve do të behën homazhe dhe vendosen kurora më lule nga zyrtarë institucional ,përfaqësues të shqotave të dala nga lufta e UÇK-së ,familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve .
Po ashtu ditën e Djelë me dt 26 Maj 2013, përkujtohen dëshmorët e kombit Arben dhe Luan Qerimaj
Homazhe do të behën tek lapidari i dëshmorëve në fshatin Rastavicë në ora 10:30
Ndërsa në ora 11:00 në Kompleksin Memorial të Varrezave në Gllogjan.
Në nderim dhe kujtim të këtyre dëshmorëve të cilët ranë në altarin e lirisë homazhe do të bëjnë zyrtarë institucional , përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së , familjarë dhe bashkëluftëtar të dëshmorëve.
Pjesëmarrja juaj nderon kujtimi për dëshmorët e atdheut.