Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike , ju njoftojm se , 24 Maji, është dita kur mobilizohen të gjithë qytetaret e Republikës së Kosovës , institucionet dhe organizatat e ndryshme në mbështetje të iniciativës qytetare ,,Ta pastrojmë Kosovën’’ , kësaj nisme të mbarë i bashkohen edhe qytetarët e komunës së Deçanit OJQ-të , shkollat ,përfaqësues të institucioneve si dhe vet kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , për një qytet të pastër.
Aktiviteti nis nga ora 8:00 në mëngjesit nga platoja e komunës së Deçanit, së pari në qytet për të vazhduar në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit.
Më këtë raste ftojmë përfaqësuesit e mediumit tuaj të shkruar dhe elektronik që të jen prezent në përcjelljen e këtij aktiviteti.