Kuvendi Komunal i Deçanit
01.Nr.IV
Deçan,dt.13.05.2013
Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, bëj këtë:
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e IV-të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, që do të mbahet me dt,21.05.2013/e martë/, në ora 09:00, në sallën e konferencave në katin e tretë të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i Projekt-Statutit të Qendrës për Punë Sociale në Deçan,
- Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për shpallje të zonave me interes për Komunën,
- Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për emërime të rrugëve nëpër të gjitha fshatratë e komunës së Deçanit,
- Shqyrtimi i plotësimeve dhe ndryshimeve në Rregulloren mbi Taksa dhe Tarifa Komunale,
- Shqyrtimi i kërkesave
- Të ndryshme.
Kryesuesi i KPF-së:
Jashar Dobraj
_________________