Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruar dhe elektronikë , ju njoftojmë se ditën e shtunë më 27 Prill 2013, në ora 11:00, në kujtim të 15 vjetorit të renjës përkujtohen 18 Dëshmorët dhe të rënët e fshatit Prilep te Komunës së Deçanit..
Në këtë 15 vjetorë, dëshmorë dhe të rënët e këtij fshati do të nderohen duke bërë homazhe dhe vendosë kurora më lule tek varrezat e aty ku prehen eshtrat e tyre si dhe tek lapidari i ngritur në mes të fshatit Prilep.
Homazhet mbahen duke filluar nga ora 11:00, nga zyrtar institucional, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së , familjarë dhe bashkëluftëtarë .
Më këtë raste ftojmë përfaqësuesit e mediumit tuaj të shkruar dhe elektronikë që të jen prezent në përcjelljen e këtyre homazheve në nderim dhe kujtim të dëshmorëve dhe të rënëve të këtij fshati të Shtunën më 27 Prill 2013, më fillim në ora 11:00.