Kuvendi Komunal i Deçanit
01.Nr.II
Deçan,dt.19.03.2014
Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e II-të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, që do të mbahet me dt,25.03.2014/e marte/, në ora 10:00, në sallën e konferencave në katin e tretë të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i projekt-rregullores për punën e Komisionit për Emërtimin, Riemërtimin e Shesheve, Rrugëve, Rrugicave dhe Vendeve tjera Publike,
- Shqyrtimi i raportit analitik të shpenzimeve për vitin 2013,
- Shqyrtimi i Raportit të Komisionit dhe inicimi i procedurës për definimin e kufijve kadastral në mes të Komunës së Deçanit dhe Komunës së Junikut, duke u bazuar, në Marrëveshje të bashkëpunimit në mes të dy Komunave.
- Shqyrtimi i kërkesave,
- Të ndryshme.
Kryesuesi i KPF-së:
Jashar Dobraj
_________________