Në përvjetorin e 14 të rënjës së Heroit Shkelzen Haradinaj dhe dëshmorëve të tjerë Luan Nimanja , Fatmir Nimanaj , dhe Hasim Halilaj, në betejën e Maznikut më 16 Prill të vitit 1999,zyrtar institucional , bashkëluftëtarë , përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së ,familjarë dhe qytetar të shumtë bën nderime dhe vendosën kurora më lule në kompleksin memorial të varrezave në Gllogjan, aty ku prehen eshtrat e këtyre dëshmorëve.
Në nderim të, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir dhe Luan Nimonaj, dhe Hasim Halilaj, i pranishëm ishte edhe Ramush Haradinaj, ku nder të tjera tha se , jemi të obliguar ti kujtojmë gjithë ata që janë flijuar për lirin e Kosovës, të cilën po e gëzojmë sot, mirëpo, në të ardhmen, të rënët për lirinë e Kosovës, duhet ti përkujtojmë më punën tonë të zellshme, dhe jo vetëm me lule dhe nderime para varreve të tyre.
Edhe pas katërmbëdhjetë vitesh, janë të freskëta kujtimet e atyre që ishin pjesë e luftimeve, ballë për ballë, mes Shkëlzen Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, me forcat e shumta serbe, që tentonin të merrnin nën kontroll edhe atë pjesë ku ishin strehuar edhe popullata e asaj ane. Sipas atyre që ishin pjesëmarrës të kësaj beteje, Shkëlzeni me shokët e tij, pranuan vdekjen dhe assesi zmbrapsjen nga pozicionet që kishin. “Ata, do mbesin në kujtesë për trimërinë dhe vendosmërinë, duke rënë në altarin e lirisë”,thonë ata .

Edhe kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , ndër të tjera tha se në si komunë po mundohemi që sadopak për të kujtuar trimërinë e këtyre djemve duke i nderuar në ditët e renjës por edhe jemi duke bërë përpjekje që të gjitha varrezat aty ku prehen eshtrat e dëshmorëve që ranë në këtë ditë të jenë të rregulluara në formë të njëjtë për të gjithë dëshmorët komunë sonë tha nder të tjera Selmanaj. Në këtë ditë të shënuar u tha se Shkelzen Haradinaj mbetet njëri ndër figurat më gjingande të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , duke pas parasysh luftën që ka bërë ai,karakterin e tije prej strategu në luftën e drejtpërdrejt .