Me homazhe në kompleksin memorial të dëshmorëve në Gllogjani të Deçanit, është nderuar në përvjetorin e 14 të rënies dëshmori I Kombit Agim Selmanaj. Veç familjarëve të dëshmorit, të pranishëm ishin edhe zyrtarë komunalë, përfaqësues të shoqatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe qytetarë të shumtë. Buqeta me lule mbi varrin e dëshmorit vendosen familja Selmanaj dhe Përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. Në këtë përvjetor nga të pranishmit u tha se Agim Selmanaj , dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën e fundit. Që pas 24 marsit deri në rënien e tij Agimi me plot kuptimin e fjalës ishte një ndër “djemtë e Gllogjanit”, ishte krah i fortë i luftëtarëve Ramush , Shkelzen dhe Daut Haradinaj,Idriz Balës, Luan Nimanajt, Fatmir Nimanajt, Luan Qerimajt etj. Agimi është dalluar si luftëtarë i denjët në shumë beteja. Me 1 maj 1999 gjatë kryerjes së vëzhgimit në fshatin Ratishë vritet nga forcat militare serbe. Të njëjtën ditë u varros me nderime të larta në malet e Maznikut. Rivarrimi u bë me 24 gusht 1999 në kompleksin memorial të Gllogjanit, aty ku prehet në përjetësi së bashku më gjithë dëshmorët e tjerë.