Zyrtar institucional , përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së , familjarë dhe bashkëluftëtar të shumtë sot kanë përkujtuar 10 dëshmorët e kombit nga fshati Sllup i komunë së Deçanit. Kryetari I komunës z.Rasim Selmanaj nder të tjera tha se Fshati Sllup dhe përgjithësisht treva e Vokshit gjatë gjithë historisë u dëshmua në luftëra të njëpasnjëshme kundër çdo pushtuesi të huaj.
Angazhimi i luftëtarëve të Lirisë të kësaj ane në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tregoi se kjo trevë që ka rritur edhe luftëtarë të dalluar e prijës betejash që e bënë historinë, si Sylejman e Beqir Agë Vokshi me shokë, kurdoherë ka atë gjak, ka po atë krenari, ka po atë ndjenjë atdhetarie për t’i dhënë lavdi kombit. Ndonëse që në fillim, pikërisht 15 vjet më parë, radhët e çlirimtarëve, u goditën rëndë, duke rënë në altarin e atdheut dëshmorët e Sllupit, si profesori Selmon Lokaj bashkë me djemtë e Lokajve: Imerin, Beqën e Hajdarin; djemt e mazrekajve: Tahirin, Xhemajlin e Bekimin;të Hadërgjonajve: Bekën e Astritin, luftëtarët sllupjanë nuk u demoralizuan, por edhe më me ngulm e vazhduan luftën për liri si në frontin e pathyeshëm të Vokshit, ku ra dëshmor Agim Mazrekaj, pastaj në Shqiponjë, Gllogjan, Koshare e gjithandej Kosovës deri në çlirimin e vendit. Me konsideratën më të lartë dhe respekt të pakufishëm përulemi kurdoherë para jetës dhe veprës heroike, përulemi para varreve të shenjta të dëshmorëve të kombit! Tha nder të tjera Selmanaj
Në emër të Organizatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këtë akademi përkujtimore ka folur edhe z.Ibrahim Selmanaj, nder të tjera tha se këto rënjë ishin humbje të renda për familjet , fshatin Sllup regjionin e Vokshit dhe gjithë UÇK-në, mirëpo renjët u kthyen në motiv dhe kushtrim të luftës ,andaj djemtë e Dukagjinit të udhëhequr nga komandanti legjendar Ramush Haradinaj po shkruanin me gjak emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ,dhe emrin e lirisë që po shihej në Horizont.
Edhe Gjeneral Daut Haradinaj, tha se Dëshmorët e kombit Selmon Lokaj ,Tahir Mazrekaj, Beqë Lokaj, Xhemajl Mazrekaj, Imer Lokaj ,Agim Mazrekaj, Hajdar Lokaj ,Bekë Hadergjonaj,Bekim Mazrekaj,dhe Astrit Hadergjonaj të rënë në kufirin Shqiptaro-Shqiptarë,janë yjet që paralajmëronin lëkundjen dhe thyerjen përfundimtare të këtij muri të mallkuar që padrejtësisht qëndroi mes nesh.
Kjo trevë gjithmonë tregoi trimëri duke i dal zot vendit në të gjitha kohërat .Ndërkaq në emër te familjeve të dëshmorëve të këtij fshati ka folur edhe profesori Sadik Mazrekaj ku në pika të shkurtra përshkoi jetën dhe veprën e këtyre 10 dëshmorëve të cilët para 15 viteve ranë në altarin e lirisë në kufirin Shiptaro-Shiptar.
Kjo akademi përkujtimorë është përmbyllur edhe më një program të pasur kulturo artistik nga Aktori Rrustem Latifi , rapsodi Mustaf Ramaj dhe grupi i recitatoreve nga shkolla,, Syl Alaj’’ në Dranoc .
Paraprakisht për ti nderuar dëshmoret e kombit nga fshati Sllup janë bërë homazhe dhe janë vendosë kurora me lule tek varrezat e këtij fshati aty ku prehen edhe eshtrat e tyre.