Luan Haradinaj në një periudhë ishte lidhja kryesore e furnizimit me armë nga Shqipëria dhe ishte ndër luftëtarët më të guximshëm. Kështu u tha sot në Gllogjan, në përvjetorin e 16-të të rënies së tij.
Në emër të shoqatave të dala nga lufta, Abdyl Mushkolaj, kryetar i Organizatës së veteranëve të UÇK-së, dega në Deçan, ka thënë se për Luanin dhe bashkëluftëtarët e tij nuk ka ekzistuar lufta lokale. Luani ishte pjesë dhe shpresë lirie. Sipas Mushkolajt, ai ishte luftëtari më i guximshëm. “Duke qenë për një periudhë lidhja kryesore e furnizimit me armë, Luani ishte edhe pjesë edhe shpresë lirie, Luani ishte luftëtari më i guximshëm, i sulmoi pandërprerë postëkomandat ushtarake jugosllave përgjatë brezit kufitar Kosovë-Shqipëri, pastaj vendqëndrimet e kriminelëve serb me forcat famëkëqija në Irzniq, Deçan e Baballoq, në Junik etj. Sa herë vinte nga Shqipëria në Kosovë për të sjellë armatim vazhdimisht ka ndërmarrë aksione të armatosura kundër krimineleve serb”, ka thënë Mushkolaj. Ndërsa i vëllai i tij, komandanti i asaj kohe në Dukagjin, Ramush Haradinaj duke kërkuar falje nëse nuk ka ecur organizmi siç duhet, ka thënë se si Luani janë dhjetëra të tjerë që pushojnë në atë vend, “Pse nuk po shkojmë për ngjarje apo për akademi qoftë në Deçan apo Prishtinë, vet fakti që janë 83 këtu e sa nëpër Dukagjin po na qet në pozita të këqija me bë akademi për njërin e mos me bë për tjetrin. Andaj, ky protokoll mund të jetë më i lehtë por edhe ky po i bënë një mund të madh shoqatave të dala nga lufta, se ata janë nikoqir sot ngase jemi të ftuarit e tyre”, ka thënë Ramush Haradinaj.
Në cilësinë e studiuesit të historisë, Muhamet Malaj ka thënë se kjo rënie e Luanit dhe bashkëluftëtarëve të tij i ka mbetur historisë si kujtim. Ai tutje shtoj se kujtojnë me krenari dhe dhimbje rrugëtimin e tyre tragjik, e që e kishin kauzë kombëtare. Më pas në shënjë kujtimi dhe n nderimi për veprën e e Luan Haradinaj, u bënë homazhe edhe në qendër të qytetit të Deçanit, para lapidares së këtij heroj. Buqeta lule dhe një minutë nderim u bënë edh etek shtatorja e Heroit Sali Qeku, në qendër të qytetit. Përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta zyrtarë komunalë e qytetarë të shumtë ishin tubur sikurse në Gllogjan dhe në Deqanë për të ndëruar në 16 vjetorin e rënjës Heroin Luan Haradinaj.