Me rastin e 16-vjetorit të rënies në fushën e betejës është përkujtuar Heroi i Kombit Gjeneral Shkëlzen Haradinaj dhe bashkëluftëtarët,pjesëtarët e radhëve të para të UÇK-së dhe Eprorët e Lartë të Brigadës heroike 131”Jusuf Gërvalla”,të Z.O.D. të UÇK-së,të rënë në Altarin e Atdheut,Fatmir Nimanaj,Hasim Halilaj,Luan Nimanaj e Enver Haradinaj në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan.
Homazhe, kanë bërë përfaqësues institucional, familjarë të Dëshmorëve , invalid dhe veteranë të luftës së UÇK-së dhe qytetar të shumtë .Me këtë rast ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj, njëhërit edhe vëllai i heroit Shkëlzen Haradinaj ,ka thënë se më 16 prill të vitit 1999 kanë renë djemtë më të zotë të kombit. Kur kujtojmë dëshmoret e kombit nderojmë edhe luftën e drejt të UÇK-së.
Homazhe dhe nderime gjatë ditës janë zhvilluar edhe në qendër të Pejës, pranë shtatores së gjeneral Shkëlzen Haradinaj.