Në 22-vjetorin e renjës heroike të dëshmorit Mentor Tolaj, kryetari i Komunës,z. Rasim Selmanaj,nënkryetari z.Sami Cacaj , me bashkëpunëtor, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së , familjarë , dhe qytetarë të shumtë kanë bër homazhe paranë varrit ku prehen eshtrat e deshmorit në Pobërgj të Deçanit .
Ky delegacion homazhe kanë bërë edhe pranë bustit të dëshmorit në qendër të qytetit të Deçanit.
Figura e Dëshmorit Mentor Tolaj, ka peshë të madhe historike tè çlirimit dhe rrugëtimit të Kosovës, drejt shtet ndërtimit nga që ai u vra në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtarë.
Mentor Tolaj. u vra më 17 maj, 1991 në qendër të qytetit nga policia serbe. Tash e sa vite Sheshi i qytetit të Deçanit, më krenari mban emrin e këtij dëshmori të kombit.