Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Federatën e Skitaris se Kosovës edhe ketë vit organizoi garën e skijimit ‘’Kupa e Gjeravicës 2021’’përr kategoritë junior në disiplinën e sllallomit të madh dhe kategoritë senior (SL) të madh (GS)
Në hapjen e kësaj ngjarje më rendësi jo vetëm për komunën e Deçanit i pranishëm ishte i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj , nënkryetari z.Sami Cacaj , kryetari i Federatës së Skitarisë se Kosovës z.Milaim Kelemendi, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj , garues të kësaj ngjarje dhe qytetar të shumtë.
Për kryetarin e komunës z.Bashkim Ramosaj, synimi i Komunës është që këto resurse dhe potenciale qe ka komuna e Deçanit të shfrytëzohen dhe ti shërbejnë mirëqenies se qytetarëve të Deçanit.
Organizimi në ketë pistë të skajimit gjithmonë është sfidë ne vete , mirëpo edhe Federata e Skitarisë dhe këshilli Organizativ kanë një dashni tepër të madhe për ketë vend dhe kjo dashni e tyre më bën edhe mua që të jem afër tyre që kjo piste të jetë në funksion të garave.
Pretendimi ynë është që vitin e ardhëm të kem një skilift , ndonjë bujtinë ku njerëzit munden edhe të akomodohen .Qëllimi ynë kryesorë është që ky vend të shfrytëzohet , që këto resurse dhe potenciale me hy ne funksion të mirëqenies së qytetareve të Deçanit tha kryetari Ramosaj.
Kryetari i AAK-së i cili ishte prezent në ketë garë z.Ramush Haradinaj ,tha se në ketë vend mund të organizohet një kampionat botëror për shkak të parametrave që ka ky vend ose ndonjë Olimpiadë e Skitarisë .
Ata që vërtet i njohin parametrat e këtij vendi besojnë se këtu mund të zhvillohen pese disiplinat e skijimit .Është një mundësi shumë e mirë është i vetmi vend në Kosovë më këto mundësi. Besoi dhe shpresoi se vitin e ardhëm do të kem një skilift ku do të fillojmë më një epokë të re të skijimit tha Haradinaj .
Ndryshe në këto gara morën pjesë 24 garues edhe për garuesit kjo pistë është e vetmja në Ballkan që i plotëson të gjitha kushtet andaj urgjent duhet të investoh
et në ketë drejtim.