Në Deçan, filloi sonte nata e parë e Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, kushtuar rapsodëve, Dervish Shaqa e Demush Neziri.
I pranishëm ishte, Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, lideri ynë, z. Ramush Haradinaj, nënkryetari, z. Sami Cacaj familjarë të dëshmorëve dhe martirëve, e qytetarë të shumtë të komunës sonë e më gjerë.
Falënderim i veçantë për të gjitha Shoqëritë Kulturore dhe Artistike nga të gjitha trojet shqiptare për atmosferën që krijuan dhe na dhuruan sonte, njëkohësisht ju dëshiroj shumë suksese në Natën Finale të Festivalit, që do të mbahet nesër!
Ju mirëpresim!