Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , ka pritur në zyrën e tij , kryetari e federatës se Shahut të Kosovës Nusret Avdiu, dhe Sekretarin Burhan Misini.
Kryetari i federatës se Shahut të Kosovës Nusret Avdiu, i dorëzoi kupën e fitores së klubit të shahut ,,Zeqë Hasi,, kryetarit të komunës z.Rasim Selmanj , ku ky klub
në nivel të Kosovës kanë zënë vendin e parë duke ju bashkuar ekipeve elitë të Kosovës.
Poashtu sot zyrtarisht është themeluar edhe shkolla e Shahut në komunën e Deçanit, ku do ta mbajë emrin e veteranit ,,Xhafer Zenuni,,ne ketë rast kryetari Selmanaj, tha se për komunë e Deçanit, është ngjarje e dy fishtë ku në pranuam një kupë për fitore dhe themelimi i kësaj shkollë ka një rendësi të veçante sepse komuna e Deçanit, ka pasur dhe ka talent të rralle të shahut .Ndërsa Nusret Avdiu, tha se vet nisma për një shkollë te tillë është një nismë e mbare andej du me besu se talentet e rin të komunës së Deçanit do të jen ata te cilët do të na përfaqësojnë edhe ne nivele me te larta andaj përkrahja e kryetarit te komunës z.Rasim Selmanaj , ka një rendësie te veçante dhe një model i mire për komunat tjera që te themelojnë shkolla si kjo.