Edhe këtë vite komuna e Deçanit , në kuadër të shumë aktiviteteve të organizuara nën moton ,,Bashkatdhetar mirë se erdhët’’ ,nën përkujdesjen e kryetarit te komunës z.Rasim Selmanaj, dhe Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport , është mbajte mega koncert me këngëtar të estradës gjithëshqiptare si Shpat Kasapi, Tuna, Nadi,Leotrim Gërvalla etj.
Në mega koncertin e organizuar ne platonë para objektit të komunës së Deçanit , bashkatdhetarëve dhe qytetarëve të shumtë të pranishëm sa ishin në këtë mega koncertin i ka përshëndetur i pari komunës z.Rasim Selmanaj , dukë thënë se është viti V-të, me radhë që komuna e Deçanit organizon aktivitete të shumta në pritje të bashkatdhetarëve tanë , në kuadër të shumë aktiviteteve organizojmë edhe mega koncertin i cili u dedikohet pikërisht bashkatdhetarëve dhe ne një heritë është edhe vendtakim i një pjese të bashkatdhetarëve të cilët nder vite nuk takohen mes vete tha Selmanaj .
Edhe deputeti i parlamentit te Kosovës z.Daut Haradinaj, ishte i pranishëm në këtë mega koncert dhe mbase i ka përshëndetur të pranishmit në theks të veçantë bashkatdhetarët tha se ju ishit ata të cilët në çdo kohë ishit të gatshëm ta ndihmoni vendin në mënyra të ndryshe , shumë nga bashkatdhetarët ju bashkuan radhëve të UÇK-së, dhe ranë në altarin e Lirisë , ne kem obligim ndaj jush sepse kurdo dhe kudo jeni krahu ynë dhe dora e zgjatur e ndihmesë për ne tha nder te tjera Haradinaj.
Edhe bashkatdhetarët të cilët ishin të pranishëm në këtë mega koncert u ndan të kënaqur më pritje dhe organizmin e komunës duke thënë se bashkë do të vazhdojmë që të edhe ne të mos ndalemi por te kontribuojmë për ndërtimin e një Deçani qe e meriton mbase dha shumë për Lirin e Kosovës.
Ndryshe ky mega koncert ka zgjatur deri në orët e vona te natës dhe ka kaluar pa ndonjë incident edhe përkundër numrit te madh te qytetareve të pranishëm.