Në dhjetë vjetorin e vrasjes në mënyrë tinëzare, është përkujtuar sot, atdhetari i devotshëm i çështjes kombëtare, ish luftëtari i dalluar i UÇK-së, dhe një nga kontribuesit e shtetit të ri të Kosovës Avdi Mujaj. Zyrtarë Komunal, përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë, qytetarë të prirë nga Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, kanë bërë homazhe dhe vendos buqeta me lule në kompleksin memorial të dëshmorëve në Gllogjan.
Një nga bashkëveprimtaret e hershëm, dhe bashkëluftëtari i Avdiut, në radhët e UÇK-së, Abdyl Mushkolaj, tashme kryetar i OVL-UÇK-së Deçan, duke e kujtuar Avdi Mujajn, tha se humbja e tij, ka qenë një humbje e madhe për shtetin e Kosovës, shtet ky për të cilin Avdiu dha shumë çka nga vetja e tij. Krenar që patën një vëlla, dhe prin siç ishte Avdiu, ndihen familjarët e tij, ani pse për çdo përvjetor mungesa e tij veç sa vjen e shtohet.
Po sot në 10 vjetorin e rënies së Avdi Mujajt, është vënë gurë themeli për ndërtimin e shtëpisë muze që do ta mbaj emrin Avdi Mujaj, në kompleksin memorial të dëshmorëve në Deçan, kompleks ky ku do të skaliten emrat e gjithë dëshmorëve të Komunës së Deçanit, të rënë që nga Lidhja e Prizrenit e deri në luftën e fundit të UÇK-së.