Nën patronatin e kryetarit të komunës së Deçanit z. Rasim Selmanaj, financuar nga Banka Botërore , Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Republikës së Kosovës dhe më organizimin OJQ së-Jeta në Deçan, gjatë fundjavës në Kullën e Mazrekajve në Dranoc të Deçanit,
është hapur panairi tradicional ,,Riteve të Motmotit, Produkteve Artizanale dhe Ushqimeve Tradicionale”, i cili nga ky vit pritet të jetë tradicional. Prezantimi i vlerave etnografike , i kullës dhe veçantive tjera të kësaj treve , në këtë panair , identifikohet si një përpjekje që ato të mos harrohen , të ruhen dhe për më shumë të behën të njohura për turistet dhe të përcillen për gjenerata e reja .Panairi i sotëm nuk reflekton në asnjë mënyrë kundërshtimin tonë ndaj ndikimeve dhe gërshetimeve kulturore që janë duke ndodhur në këtë epokë globalizimi edhe në mesin tonë .Në këtë panair synojmë që para jush të prezantojmë këto vlera që identifikojnë banoret e komunës sonë dhe të komunave tjera të Dukagjinit tha ndër të tjera kryetari i komunë së Deçanit z. Rasim Selmanaj, duke ju premtuar se do ta mbështet këtë nismë të mbarë që ky panair të jetë tradicional në komunë tonë. Protagonistja kryesore e këtij Panairi Safete Gacaferi, nder të tjera tha se OJQ–JETA ka vite që synon të realizoj një panair të tillë por mundësit financiare kanë qenë ato që e kanë pamundësuar duke falënderuar tashmë të gjitha ata që kanë mbështet që ëndrra e një panairi madhështorë të jetësohet.
Gjatë këtij panairi pos ekspozimit të stendave më veshje dhe produkteve artizanale është shfaqur një program i pasur kulturo- artistik,janë zhvilluar lojëra të ndryshme tradicionale si dhe është shtruar darka e lamës për mysafiret. Ky eveniment pritet të jetë tradicionale në komunën e Deçanit dhe do të mbahet çdo vit të shtunën e parë të muajit nëntor.