Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, para të pranishmeve prezantoi dhe sqaroi planifikimin e buxhetit të Komunës së Deçanit për vitin 2027, duke ofruar informacione mbi prioritetet dhe mundësitë e mbështetjes për komunitetin.
Gjatë diskutimit, gratë e pranishme paraqitën kërkesat dhe shqetësimet e tyre, duke theksuar nevojën për mbështetje dhe mundësi më të mëdha për gratë në biznes, përmes subvencioneve dhe programeve që do të ndihmonin në zhvillimin dhe fuqizimin e ndërmarrësisë së grave.