Në kuadër të aktiviteteve të muajit Tetor, muajit rozë, sot në sallën e Qendrës Rinore u mbajt një ligjëratë me temën “Ndërgjegjësimi për Kancerin e Gjirit”.
Ligjërata u mbajt nga Doktoreshë Lulavere Selmanaj, specialiste e mjekësisë familjare, e cila ndau informacione të rëndësishme për parandalimin dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për përkrahjen në këtë kauzë të rëndësishme!