Në nderim të kujtimit për të gjithë ata që ranë në Masakrën e Belegut, nga forcat serbe 15 vjet më pare sot pikërisht në këtë ditë janë bërë homazhe dhe janë vendosë kurora më lule tek memoriali I ngritur në mes të këtij fshati, nga zyrtar komunal të prirë nga i pari i komunës z.Rasim Selmanaj , lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj , përfaqësues të shqotave të dala nga lufta e UÇK-së,familjarë te të rënëve e të pa gjeturve dhe qytetar të shumtë.
Edhe sot par 15 viteve kërkohet përpjekje më e madhe për të zbardhur këtë masakër e cila ka mbetur nënë hijen e drejtësisë me ketë raste ,Lideri I AAK-së z.Ramush Haradinaj ,tha se masakra e Belegut pa mohuar masakrat e tjera është njëra nder më të dhimbshmet dhe e cila ka mbetur nënë hijen e drejtësisë duke akuzuar gjykatat vendore dhe ndërkombëtare që asniherë nuk u morën seriozisht më këtë çështje për lehtësuar sadopak dhimbjet e atyre që humbën më të dashurit dhe të atyre që ende nuk di se ku mbeten familjarët e tyre sot e asaj dite. Edhe i pari i komunës z.Rasim Selmanaj, tha se ne si komunë jemi munduar që të bëjmë diçka duke mbajtur akademi përkujtimore ngritur memorialin ne mes të këtij fshati ku janë skalitë në mermer emrat e 46 të rënëve për liri por për zbardhjen e kësaj ngjarje makaber duhet të mret drejtësia qe njëherë e përgjithmonë te dihen fajtoret dhe të dalin para drejtësisë andaj të dashurit tuaj të humbur e të vrarë në këtë masakër, të zhdukurit tuaj pa asnjë gjurmë, janë pjesë e çmueshme e lirisë së Republikës së Kosovës. Emrat e tyre do të jenë pjesë e historisë .
Lista e dëshmoreve te Belegut : {32 nga 46 janë ende te zhdukur}
Sadri Vishaj ,Gezim Vishaj ,Fatmir Vishaj ,Shefqet Belegu
Jetmir Mazrekaj ,Beqir Dervishaj
Te vrare ,te zhdukur
Haxhi Kadrijaj ,Ali Kadrijaj ,ShabanKadrijaj ,Smail Ukehaxhaj Qazim Hulaj ,Ragip Morina Tafë Dinaj,Shaban Nitaj,Nekë Binakaj ,Shaqë Binakaj,Hysni Binakaj,Zymer Binakaj,Hamid Zukaj,Hazir Zukaj,Rexhep Neziraj,Sadri Zukaj,Brahim Zukaj,Faton Vishaj,Naim Vishaj,Muj Vishaj,Malë Vishaj,Nezir Vishaj,Zenel Vishaj,Ramë Kilaj,Hasan Mazrekaj,Sundim Mazrekaj,Sahit Mazrekaj,Arif Mazrekaj,Hajdar Mazrekaj,Ali Mazrekaj,Daut Aliqkaj,Bashkim Hadergjonaj,Afrim Hadergjonaj,Xhevdet Hadergjonaj,Muhamet Hadergjonaj ,Naim Tolaj,Muhamet Tolaj,Isa Tolaj,Xhevat Tolaj, dheMisin Tolaj