Në objektin e komunë së Deçanit më një ceremoni të organizuar nga i pari i Komunës z.Rasim Selmanaj , sot u shtri dora e pajtimit mes dy familjeve Familja Mazrekaj nga Dranoci i Deçanit i shtrin dorën e pajtimit familjes Sadikaj nga Ratishi i Deçanit .
Axha Qazim (Halit) Mazrekaj nga Dranoci i Deçanit sot i fali dy gjaqe të djalit Tafil (Qazim) Mazrekaj dhe vajzës Lumnije Mazrekaj Gashi të cilët në një aksident komunikacioni humbën jetën në magjistralen Deçan-Pejë .Familja Sadikaj nga Ratishi i Deçanit nga sot do të lirohen nga kjo barrë e rënd e shkaktuar 4 vit më parë.
Më ketë raste i pari i komunës z.Rasim Selmanaj, tha se “Falënderoj të dyja këto familje, që treguan një burrëri. Ata nderuan veten, familjen, kombin, fenë dhe shtrinë dorën e pajtimit , falënderoi edhe të gjithë ata burra të cilët në një mënyra ose tjetrën dhanë një kontribut që në këtë ditë të shtrihet dora e pajtimit. Uroi që raste të tilla të mos përsëriten kurrë më tha Selmanaj.
Në emër të shoqatës së familjeve të dëshmoreve ketë akte burrërie e ka përshëndetur edhe kryetari i kësaj shoqate Mic Muçaj. Poashtu edhe Imami i fshati Dranoc Harun Shabanaj.