Deçani mbrëmë nisi edicionin e 10-të jubilarë të festivalit gjithëkombëtarë të folklorit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’ kushtuar rapsodëve legjendar Derivish Shaqa e Demush Neziri dhe gjithë rapsodëve tjerë.
Në ketë edicion të pranishëm ishin i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj ,nënkryetar z.Sami Cacaj , Gjeneral Abdyl Mushkolaj, Kryetari i Unionit Artistik Kombëtar z.Azgan Haklaj, deputetja Time Kadrijaj , asamblesit, struktura komunale ,Veteran e Invalid të luftës së UÇK-së familjet e Rapsodëvë Dervish Shaqa e Demush Neziri ,bashkatdhetar, shumë qytetar dhe dashamir të folkorit dhe këngës së bukur shqipe.
Ky edicion jubile i festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’ kushtuar rapsodëve Dervish Shaqa e Demush Neziri si dhe gjithë rapsodëve tjerë po mbahet në përkujdesjen e kryetarit të komunës se Deçanit Bashkim Ramosaj ndërsa është i veçantë se po takohemi për të 10-të më grupet Artistike , me jurinë e festivalit e në veçanti më publikun e mrekullueshëm Deçanas të cilët i qëndrojnë besnik këtij festivali për një dekadë.
Dervish Shaqa e Demush Neziri janë kthyer serish në vendlindjen e tyre ,por kësaj radhe me një festë më te madhe në një jubile të këtij festivali, ata janë kthyer sonte për të dhjetën here në dasmën e madhe , në festivalin e tyre , në të cilin për tri net radhazi , nga të gjitha trojet tona , nga të gjitha hapësirat etnike shqiptare , do të prezantohen grupe ,shoqëri artistike e ansamble të cilat do të ekspozojnë mozaikun gjithëpërfshirës të thesarit tonë ,gurrës së pashtershme të shpirtit popullor ,folklorit burimor shqiptar.
E gjithë jeta dhe krijimtaria e Rapsodëve tanë ishte e tillë , me mesazhe e unitet , me këngë që u kënduan heronjve tanë ,përpjekjeve tona për liri dhe dinjitet nacional për tu shndërruar edhe vet në këngë , në simbol dhe udhërrëfyes të këngës së bukur shqipe.
Zëri i tyre i kristalta , siç bashkoj të gjithë dikur në dukagjin e Durrës , në Gjirokastër e në Prishtinë , edhe sonte na ka bashkuar , këtu të gjithëve bashkë , në festival sepse ky është kujtimi dhe vlerësimi më i mirë dhe më dinjitoz për ta, për vlerat e mëdha që i dhanë kombit tonë në përgjithësi dhe kulturës sonë në veçanti.
Deçani i vogël por më një histori të madhe trashëgon dhe ruan në vetë gjithherë një histori unikate nder shekuj, me plot ngjarje të karakterit gjithë kombëtar nga Kuvendi i Verrave të Llukës , lëvizjet e viteve 81-ta të Jufë e Bardhosh Gervallës ,luftën e fundit të UÇK-së me Sali Çekun e Vëllezërit Haradinaj e shumë luftëtar të tjerë.
Kështu u tha në hyrje të këtij festivali.
Jubileun e këtij festivali e shpalli të hapur kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj në përkujdesjen e të cilit edhe po mbahet.
Ramosaj tha se’’ Jam i nderuar që sonte në ketë jubile jam bashkë me ju , jam bashkë më njerëzit që e duna artin kulturën e traditën , jam bashkë më familjet e kolosve të këngës shqipe , jam bashkë më qytetarët e Deçanit që me fanatizëm e ruajnë ketë traditë , jam bashkë më rapsodët e të gjitha trevat shqiptare , jam bashke më bashkatdhetarët tanë të cilët i kanë dhen hijeshi këtij vendit ,jam bashkë më të gjithë ju që e doni ketë vend e po mundohemi çdo dit e më shumë ta ruajmë vlerën , kulturën e traditen duke e kultivuar atë nder breza. Vet pjesëmarrja e grupeve dhe prezenca juaj këtu për tri net do ti jap frymë këtij qyteti qe dha shumë për vendin andaj uroi që këto tri net te jen nder me te mirat dhe të pa harruara për secili nga ne ’’tha Ramosaj
Ketë edicion e nisën Ansambli i këngëve dhe valleve nga Deçani në koreografin e Genc Tetaj të cilët ishin jashtë konkurrimit ,Ky ansambël tashmë numëron mbi 70 anëtar të cilët po bëjnë prezantimin e tyre kudo në të gjitha viset shqiptare .
Jashtë konkurrimit ishte edhe mbesa e Rapsodit Dervish Shaqa, e bija e Shpend Shaqes Dije Shaqa e cila këndoi këngën ,,Moj Kosovë Trimnesh Dardane ’’.
Në ketë edicion për tri net radhazi do të defilojnë , këngëtarë e këngëtare , instrumetalistë , valltarë e valltare dhe përpos kënaqësisë dhe përjetimit emocional që përçojnë tek të gjithë ne ata do të vlerësohen edhe juria profesionale në të cilën bëjnë pjesë .
- Ermir Dezdari –Kryetar Jurie –Mjeshtër i Madh
- Eonida Qani –Kompozitore
- Deli Metalijaj –Koreograf-Mjeshter i madh
- Shaqir Hasi –Etnomuzikolog
- Kreshnik Aliqkaj –magjistër në fushën e Kompozimit
Konkurrimi në natën e parë e nisen :
1.SH.K.A,,Duflla’’ nga Shkupi
2.SH.K.A ,,Koha’’-Dinoshë-Komuna e Tuzit –Mal i Zi
3.SH.K.A,,Drita ‘’e Dervinit –Saraj-Shkup
4.Rapsodët –Të Bit e Bajram Bajës dhe Zenel Zekolli
5.Grupi ,,Ardhmëria ‘’-Gjakovë
6.Grupi Polifonik-Gjergj Arjaniti Mallakaster
7.Trupa Artistike ,,Teuta ‘’Durres
8.SH.K.A-,,Bajram Curri ’’Krush e Madhe –Rahovec
Edhe në natën e dytë do te ketë shumë grupe dhe SHKA të cilat do të jen në konkurrim nga ora 19:00 në qendër të qyteti të Deçanit