Në përvjetorin e një prej ditëve më të dhimbshme të historisë sonë, u përkulëm me respekt dhe dhimbje para kujtimit të Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit.
U bënë homazhe dhe u vendosën lule në varrezat e Dëshmorëve në fshatin Prilep, duke nderuar sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë.
Më pas, u bënë homazhe edhe në Skivjan dhe në Mejë, ku u përkujtuan martirët e masakrës së 27 prillit 1999 – një plagë që ende dhemb në zemrat tona.
Këto ditë na rikujtojnë sa e shtrenjtë është liria dhe sa shumë është paguar për të.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit!