Më organizim të komunës së Deçanit shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarët te dëshmorëve,invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së,përfaqësues institucional dhe qytetarët të shumtë ,në shenjë nderimi e kujtimi,për Heroin e Kombit -Gjeneral Luan Haradinaj në 18 vjetorin e rënies heroike dhe 6 vjetorin e ndërrimit të jetës së veprimtarit të çështjes kombëtare, Ismail Haradinaj , kanë ber homazhe dhe kanë vendosë kurora më lule në Kompleksin Memorial,,Dëshmoret e Kombit ’’ në Gllogjan dhe tek shtatorja e heroi të Kombit Luan Haradinaj , në Deçan. Renja heroike e Gjeneralit Luan Haradinaj, me 6 maj 1998 ne Bjeshkët e Pashtrikut, ishte goditje rende për ushtrinë çlirimtare te Kosovës, por njëkohësisht shtytje për mobilizimin e radhës për te dërguar ne vend amanetin e tij. Kushdo qe e ka njohur Ismail Haradniajn, ka parasysh një njeri te shtrenjtë dhe një patriot te shquar te Kosovës martire, i cili gjithë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare dhe çlirimit të Kosovës.