Drejtori i Administratës së përgjithshme komunale z.Bashkim Ramosaj ,bëri të ditur se këtë vit për dallim nga vitet tjera sa i përket shërbyesve civilë në zyrat e ofiqarisë, nuk do të këtë orar të zgjatur për arsye se të gjitha përgatitje janë bë më kohë , stafi punues në i këtij sektori në Deçan, por edhe në dy qendra tjera njëra në Strellc dhe tjetra në Polana , janë pajisur më të gjitha llojet e certifikatave po ashtu më kohë janë përfundua edhe trajnimet e ndryshme të cilët kanë ven në funksion një program të ri sa i përket lëshimit të dokumenteve personale.
Ky programe ka lehtësuar edhe punën e personelit gjë e cila vërehet se nuk po shkaktohen tollovi dhe pritje nga qytetarët për tu pajisur më certifikata .Por Ramosaj nuk e përjashton mundësin nëse paraqitet nevoja që orari të zgjatet për një kohë derisa bashkatdhetarët te jen për pushim ne vendlindje .Aktualisht orari vazhdon te mbetet i njëjtë nga ora 08 deri ne ora 16:00.
Akoma nuk është bërë ndonjë ndryshim dhe vazhdojnë të mbesin serish ato lloje të certifikatave që kanë qen edhe më herët si:
Ekstrakti i lindjes që nevojitet vetëm për rregullim dokumentacioni brenda shtetit tonë e jo për dalje jashtë vendit. .
Certifikata e lindjes , Certifikata e Shtetësisë ,Certifikata e Vendbanimit,Certifikata Familjare dhe Statusi Martesor.