Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, merë lëvdata nga qytetaret për projekte e realizuara gjatë mandatit të tij por edhe gjatë vitit 2014.
Numër i madh i qytetarëve kanë mare pjesë në debatin e organizuar më qytetar sot në sallën e Asamblesë Komunale. Pothuajse pjesa më e madhe e qytetarëve i drejtuan lëvdata në ekzekutivin e komunës së Deçanit .
Për mua si i pari i komunës nuk ka qen vit i letë viti 2014, më vet faktin se Kosova, ka pas dy palë zgjedhje, vonesat e shkaktuara në ndërtimin e qeverisë kanë sjell edhe telashe por ne nuk jemi ndalë kemi punu dhe kemi arrite që të përmbyllim më sukses mbi 40 projekte , në infrastrukturë rrugore , kanale të ujitjes , renovim shkollash , asfaltim të terreneve sportive ,dhe investime tjera tha kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , ku dhe bëri një rezyme të punës një vjeçar para të pranishmëve në këtë debat.
Nuk do të thotë se më përfundimin këtyre projekteve ne do të ndalemi , do të vazhdojmë edhe më tutje që të jem sa më afër qytetarit për te realizuar bashkë kërkesat e tyre për krijimin e kushteve më të mira për jetës.
Qytetaret në përgjithësi kanë parashtruar pyetje lidhur më pjesën e mbetur në dy lagje të Deçanit pa kanalizim të ujërave të zeza,ndërtimin e trotuareve ,asfaltimin e disa rrugëve nëpër fshatra , për të cilat pyetje kanë mare edhe përgjigjeje e duhura nga kryetari Selmanaj , ku pjesa më e madhe e kërkesave vetëm sa janë në prioritet për vitin 2014.