Në kuadër të veprimtarive artistike të cilat po mbahen në kuadër të festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen ’’, që i kushtohet rapsodëve Dervish Shaqa e Demush Neziri nënë patronatin kryetarit të komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj , në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan është bërë promovimi i librit ,,Prijës Fetarë dhe Shpirtërorë Shqiptarë ’’ të autorit Faton Mehemetaj , ku të pranishëm ishin zyrtar komunal, prijës fetarë , adhurues të librit dhe qytetar të shumtë.
Më këtë rast i pari i komunës z.Rasim Selmana tha se Jo rastёsisht libri ,,Prijës Fetarë dhe Shpirtërorë Shqiptarë ’’ fillon me shenjёtorёt e parё iliro-shqiptarё, qё u flijuan pёr tё mirёn e njerёzimit, pёr tё pёrfshirё historinё e civilizimit tonё aq tё begatё pёr 2 mijё vjet me radhё, dhe pёr ta pёrmbyllur me tё jashtёzakonshmen, me historinё e lavdishme tё ditёve tona, me fotografitё e varrezave tё pёrbashkёta tё martirёve nё “Lёndinёn e Pikёllimit” nё Mejё, ku prehen pranё e pranё njёri-tjetrit eshtrat e mbi 400 shqiptarёve, katolikё e myslimanё, tё vrarё gjatё luftёs nga forcat okupuese serbe, mё 27 prill 1999, e qё ёshtё porosia mё domethёnёse: bashkё jetuan, bashkё u flijuan pёr lirinё e atdheut, bashkё janё edhe nё botёn e pёrjetshme. Secila faqe e kёtij libri faktografik ёshtё histori mё vete, me tё cilёn duhet tё krenohemi, duhet tё mburremi, dhe nuk ёshtё e tepёr tё themi se ёshtё libёr i shenjtё, ёshtё edhe Bibёl e Kuran pёr ne shqiptarёt. Ёshtё njё libёr tё cilin duhet ta lexojё secili prej nesh, ёshtё libёr qё duhet ta ketё secila familje shqiptare, ёshtё libёr i cili dinjitetshёm na paraqet para botёs sё qytetёruar, ёshtё libёr tё cilin duhet ta pёrkthejmё edhe nё gjuhё tё huaja dhe ta shpёrndajmё nё mbarё botёn. Profesori Dr Muhamet Mala, njёri nga anёtarёt e redaksisё sё kёti libri e ka vlerësua lartë librin “Prijёs Fetarё dhe Shpirtёrorё Shqiptarё”,më një kumtes shkencore.
Vlerë të lartë këti libri i jep edhe Baba Mumin Lama, nga Gjyshata Bektashiane e Kosovës në Gjakovë, gjithashtu anëtar i redaksisë se librit poashtu edhe këtë libër e kanë vlerësuar lartë edhe publicistët Engjëll Berisha dhe Ali Geci.
Ndërsa vet autori i librit Faton Mehmetaj,duke i falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen dhe ata të cilët e kanë ndihmuar në finalizimin e librit“Prijës Fetar dhe Shpirtёrorё Shqiptar.”, tha se
sado që të bëjmë për ,,Prijës Fetar dhe Shpirtёrorё Shqiptar…”, është pak sepse ata punuan më shumë se 2000 mijë vjet dhe 4 vite të punës sime janë një pik ujë në oqean sepse populli ynë dhe prijësit fetar janë vet oqeani.