Sot në objektin e Sallës në Asamblenë Komunale, në ora 11:00 dhe në ora 13:00, u mbajt debati publik për Draft –Programin Komunal për Banim Social 2017-2020. Programi është hartuar sipas Udhëzimit për Hartimin e Programeve Komunale për Banim Social të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Komuna e Deçanit ka nënshkruar memorandum të mirëkuptimit në mes Kryetarit të Komunës z. Rasim Selmanaj dhe përfaqësuar nga Driton Tafallari të OJQ –“Developin Togethere”, për përpilimin e programimit trevjeçar për banim të financuar Bashkimi Evropian.
Qëllimi i hartimit të programi është adresimit të çështjeve të banimit në territorin e Komunës së Deçanit duke identifikuar pasqyrën reale që ka të bëj më çështjen e banimit.
Të pranishmit u interesuan rreth programeve të identifikuar në këtë dokument strategjik.
Përfaqësuesi Këshillit të Pleqve për Deçan, Beqir Kuqi, u interesuar për ndërtimin e objekteve të banim social të parapara sipas programit në pjesën e “Podit të Gështenjave” në Deçan se kjo pjesë ka konteste pronësore.
Ramë Melaj- Drejtori i Drejtoratit për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, duke i bazuar sipas Planit Zhvillimor Komunal dhe Planit Zhvillimor Urban, këto dokumente strategjike e parashohin këtë pjesë për banim por duke ditur se është kontestim juridik është paraparë ndërtimi objekteve për banim social në Rr. ”Manastirit”, në afërsi të objektit ekzistues të banimit social.
Mendimet e pranishmeve në këtë debate do të inkorporohen në draft- program Komunal për Banim Social 2017-2020, e cili program ka kaluar leximit të pare që është bërë në Asamblenë Komunale mandej edhe pas debatit publik do ti nënshtrohen Kuvendit Komunale në seancën e rregullt të radhës së Asamblesë Komunale.
Po sot në ora 11:00 është mbajte debat edhe për projekt rregulloren për procedurën e ndërtimit të objekteve të përkohshme në pronat e personave fizik dhe Juridik .