Mbi 7000 nxënës në gjithsej 21 Shkolla të Mesme të Ulëta dhe shkolla të Mesme të Komunës së Deçanit ,kanë nisur vitin e ri shkollorë 2014/2015.
Më këtë raste i pari i komunës z..Rasim Selmanaj , i shoqëruar nga drejtori I DKA-së, z.Qazim Maloku , kanë vizituar disa nga shkollat e komunës së Deçanit, ku janë pritur nga personeli i shkollave dhe nxënësit. Kryetari Selmanaj, duke i uruar si nxënësit poashtu edhe mësimdhënësit e sidomos nxënësit që për herë të parë janë ulur në bankat shkollor një vit të mbar me plot sukses nder të tjera tha se: Ne si Komunë, çdo vit po mundohemi që nxënësve t poashtu edhe personalit në shkolla, të u sigurojmë kushte më të mira në mbarëvajtjen e procesit mësimorë duke rinovuar shkollat , rregulluar terrenet sportive , mirëmbajtje më të mirë dhe në atëherë kërkojmë nga nxënësit që të tregoni rezultate të larta në mësim qoftë vit i mbar dhe me rezultatet te mira tha z.Selmanaj. Edhe drejtori i DKA-së , z.Qazim Maloku, si nxënësve poashtu edhe mësimdhënësve ju uroi një fillimit të mbarë të vitit shkollorë 2014/2015.