Pas lirimit të tije pikërisht në natën e ndërrimit të moteve të Tog/ Idriz Balaj
Paneli për lirimin me kusht ka marrë vendimin që ta lirojë nga dënimi Idriz Balajn, i cili ishte dënuar për krime lufte në vitin 2002. Me këtë rast paneli i ja ka falur dy vite e gjysmë nga koha e dënimit të mbetur.
. Më këtë raste sot vizitën e parë e ka nisur në familjen emblematike të Haradinajve në Gllogjanë, ku është pritur nga bacë Hilimi Haradinaj për të vazhduar më homazhe në kompleksin memorial të Dëshmorëve në Gllogjan më pas ka vizituar komunën e Deçanit ku është pritur nga kryetari I komunës z.Rasim Selmanja .
Më këtë raste kryetari Selmanaj, e uroi për lirimin e tije njëkohësisht duke I uruar sukses drejt synimeve të tyre duke llogaritur vitet të cilat ishte larg familjes dhe larg të gjitha aktiviteteve .Në shenjë falënderimi për vizitë e parë që i bëri i dhuroi një pikturë në shenjë mirënjohje .
Më pas i shoqëruar po nga ky delegacion ka bërë homazhe dhe ka vendosë kurora më lule pranë lapidarëve të dëshmorëve në qytetin e Deçanit më pas vizitën e tyre e vazhduan në familjen Jasharaj në Prekaz.