Nënkryetari i Komunës z.Sami Cacaj dhe drejtori për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbimeve publike z.Izet Zenuni kanë mbajte takim të përbashkët më këshillin e qytetit të Deçanit dhe Drejtorin e Ndërmarrjes ,,Hixhena’’ .
Temë e këtij takimi ishte shqetësimi i banorëve të komunës së Deçanit për mos kryerjen e shërbimeve për largimin e mbeturinave më kohë në ekonomit familjare nga kompania përgjegjëse .
Ky fakt ka shqetësuar përfaqësuesit e lagjeve të qytetit të cilët sot kanë mbajtur një takim të përbashkët me nënkryetar dhje një herët kanë kërkuar nga kompania po ashtu edhe nga drejtoria e shërbimeve Publike , njëkohësisht edhe nga inspektorët komunalë që sa më parë të bëjnë një zgjidhje të përbashkët për grumbullimin e mbeturinave.
Këshilli i qytetit të Deçanit , ka kërkuar që të ju kryhet shërbimi 4 here në muaj nga kompania dhe si propozim I tyre ishte që të ngritët çmimi i tarifave mujore .Aktualisht ekonomit familjaret kësaj kompanie në muaj i paguajnë 3.50 cent ndërsa në të ardhmen nëse do të arrihet një marrëveshje për grumbullojmë të mbeturinave 4 herë në muaj çmimi do të jetë 5 € .
Përfundimisht u dakorduan që shërbimin që ofron kompania të ngritët në nivelin e duhur shqetësim mbetet edhe fshirja e borgjeve nga ekonomit familjarë e sidomos bizneset në qytet.
Si rekomandim nga ky takim doli të jetë të krijohet një trup e përbashkët i përberë nga Drejtori e Shërbimeve Publike , Inspektorët Komunal , Policia dhe Kompanitë në fjalë në mënyra që të bëj parandalim e hedhjeve të mbeturinave vend e pa vend duke krijuar edhe deponi ilegale ndërsa personat përgjegjës të kësaj trupe të shqiptojnë edhe gjoba për ata të cilët zihen duke heshtur mbeturina. Gjobat janë në tarife nga 50 € deri në 2500 € .