Edhe nxënësit e shkollave tona të mesme të larta dhe shkollat fillore të mesme të ulëta, me rastin e këtyre festave prezantuan valle popullore me karakter garues, ku përmes grupeve të valleve me performime artistike, përcollën aromë krenarie dhe atdhedashurie për këtë tokë të shenjtë.
Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit të Komunës z. Bashkim Ramosaj, organizuan këtë ngjarje artistike, tani më tradicionale.
Komisioni Komunal bëri këtë përzgjedhje:
Grupet e valleve të shkollave fillore të mesme të ulëta renditen si vijon.
Vendin e parë:
– SHFMU “Jusuf Gërvalla”
– SHFMU “Dëshmorët e Baballoqit”
– SHFMU “Lidhja e Prizrenit”
Vendin e dytë:
– SHFMU “Isa Boletini”
– SHFMU “Bajram Curri”
Vendin e tretë:
– SHFMU “Kuvendi i Verrave të Llukës”
– SHFMU “Lan Selimi”
Shkollat e mesme të larta renditen:
Vendi i parë:
– Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”
Vendi i dytë:
– IAAP “Tafil Kasumaj”
Gjithashtu u ndanë këto çmime:
– Çmimi i publikut
SHFMU “Sylë Alaj”
SHFMU “Ardhmëria”
– Çmimi Kostumografia
SHFMU “Dëshmorët e Kombit”
SHFMU “Heronjtë e Dukagjinit”
– Çmimi Koreografia
SHFMU “Rexhep Kadrijaj”
SHFMU “Drita”
– Çmimi i DKA-së
SHFMU “Dëshmorët e Vokshit”
– Çmimi i DKRS-së
SHFMU “Sylejman Vokshi”
– Çmimi 28 Nëntori
SHFMU “Isa Boletini”
– Çmimi i Qendrës Rinore “Fitnete Ramosaj”
SHFMU “Maxhun Çekaj”
– Çmimi i AKV “Deçani”
SHFMU “Esad Mekuli”
Gjithashtu u ndanë edhe çmimet
“Valltari – Vallëtarja” më i/e mirë
Për SHFMU
– Zeqir Povataj, SHFMU “Bajram Curri”
– Djellëza Hulaj, SHFMU “Lidhja e Prizrenit”
Për SHML
– Florenis Shala, IAAP “Tafil Kasumaj” dhe
– Orgesa Ramosaj, Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”.