Moti jo i favorshëm po bën që fushata e korrjeshirjeve e cila zyrtarisht ka nisur më datën 07 të këtij muaji në komunën e Deçanit, të mos ecën në bazë të planit të paraparë.
Të reshurat e kohë pas koshme të shiut kanë bërë që deri më sot të shirën vetëm 20% e hektarëve më grurë në komunën e Deçanit.
Kështu deklarojnë zyrtar komunal të bujqësisë të cilët çdo ditë monitorojnë fushatën .
Bajram Çeku, ekspert në drejtorin e bujqësisë , thotë se pavarësisht veshtersive të krijuara nga faktori kohë, fushata po realizonte në mënyrën më të mirë të mundshme ,,që nda dita e diele më 7 korrik në territorin e komunës tonë zyrtarisht ka nis fushata e korrjeshirjeve 2013.
15 Autokombajna të cilat janë të përfshira për shirjen e rreth 600 hektarëve më grurë në territorin e komunës tonë, janë në gjendje të rregullt dhe në gjitha fshatrat e komunës së Deçanit , po vazhdojnë të bëjnë shirjen e grurit.
Duke shpresuar se moti do të jetë në favor te fermerëve kjo fushatë shpresojmë të përmbyllet deri në fund të muajit Korrik’’ kështu tha Çeku.
Sa i përket rendimentit që po arrihet në arat komunës se Deçanit, që në fazat e para të kësaj fushate mund të themi se kem një rendiment të kënaqshëm .
Bajram Çeku deklaron se në një hektar rendimenti po sillet nga 3500-4300 kilogram grurë ,, shifrat zyrtare te mbledhura ne teren nga zyrtar të drejtorisë tonë tregojnë se rendimenti po sillet nga 3500-4300 kg, për hektar meçe jemi në fillim te fushatës akoma nuk mund të themi saktë se cila do të jetë sasia e grurit qe do te fshihet ketë vit por këto shifra fillestare na len te kuptojmë se nga kjo fushatë do të arrimë që mbi 40% të sigurohet buka vjeçare e qytetarëve të komunë sonë’’ tha Çeku. Ndryshe për dallim nga vitet e më parshim ku MBPZHR, ka ndarë mjete për kombajneret për shirjen e grurit , ketë vit mjetet janë nda për buqit të cilët kanë përfituar në vlerë 125 euro për një hektarë , ndërsa me këto të holla do të behët edhe pagesa e kombajnerëve.