Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj i shoqëruar nga stafi i tije sot, kanë qëndruar në shkollën fillore të mesme të ulët,, Sylë Alaj’’, në Dranoc ,ku janë pritur nga personeli i kësaj shkollës.
Jo rastësisht sot gjendemi në këtë shkollë tha kryetari Selmanaj, ne sot bashkërisht do të nisim punimet për ndërtimin e shtegut të rrugës Voksh –Sllup –Dranoc, i cili ju mundëson mbi 60 nxënësve të cilët vijojnë mësimet në këtë shkollë vajtje ardhjen më të lehtë tha kryetari Selmanaj , ai tutje tha se ne më mundësit e buxhetit komunal kemi ndërtuar më herët edhe një rrugë nga qendra e fshatit Dranoc ne drejtim të shkollës e cila ka qen tejet e shkatërruar , por kjo shkollë do të ketë edhe investime tjera si në palestrën sportive dhe ne renovimin e brendshëm tha Selmanaj.
Gjatë kësaj ceremonie të fillimit të punimeve të këtij shtegu rrugorë në gjatësi mbi 800 metra , Kryetari Selmanaj, është falënderuar për këtë investim nga ana e drejtorit të shkollës Zeqir Nitaj, këshilli i mësimdhënësve, prindërve dhe nga vet nxënësit të cilët çdo ditë frekuentojnë këtë rrugë.