Komuna e Deçanit po vazhdon të realizoj projekte të shumta në të mirë të qytetarëve ,sot kanë nisur punimet për ndërtimin e urës që lidhë fshatin Isniq dhe Llukë e Epërme , urë kjo që ka qen jetike për banoret e kësaj ane me vet faktin se lehtëson qarkullimin e banorëve, sidomos gjatë stinës së verës duke ju mundësuar një rrugë alternative për qarkullim më të shpejtë. Më këtë raste kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, tha se brenda këtij vitit pothuajse ne do të përmbyllin të gjitha projektet sa i përket infrastrukturës rrugore ndërsa ndërtimi i kësaj ure për banorët e kësaj është një lehtësim sepse ofron qasje më të shpejt në qytet dhe në fshatrat e afërta. Poashtu në fshatin Isniq kanë filluar punimet për rikonstruimi i rrugës ,,Beqir Loshi’’ në fshatin Isniq ,rrugë e cila lidhë qendrën e fshatit më rrugën magjistrale Deçan-Pejë.